Shko te përmbajtja

Windows XP

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Windows XP
Pjesë e familjes Microsoft Windows
Pamja e ekranit të Windows XP
Zhvilluesi
Microsoft
Adresa e internetitmicrosoft.com/windows-xp
Publikimi
Faza e parë
e publikimit
tetor 25, 2001; 24 vite më parë (2001-October-25)
Publimiki i
qëndrueshëm
5.1 (Build 2600: Service Pack 3) (prill 21, 2008; 18 vite më parë (2008-04-21))
Modeli burimorBurimi i mbyllur, Burimi i përbashkët[1]
LicensaPronësi, softuer komercial
Lloji krenelHibrid
Mënyra e
përditësimit
Windows Update
Windows Server Update Services (WSUS)
System Center Configuration Manager (SCCM)
Platformat e
suportuara
IA-32, x86-64 dhe Itanium
Paraprirë ngaWindows Me dhe Windows 2000
Pasuar ngaWindows Vista
Statusi i mbështetjes
Mbështetja kryesore Përfundoi më 14 prill 2009
Mbështetje e zgjeruar Mbështetja e zgjeruar përfundoi më 8 prill 2014 për Windows XP me Service Pack 3 dhe Windows XP x64 Edition me Service Pack 2
Ulja e mbështetjes I disponueshëm deri në fund të ciklit të jetës Windows 7[2]
Lexim i mëtejshëm

Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 tetor 2001 dhe brenda janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë. Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 nëntor 2006 dhe për publikun në 30 janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.

Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.

Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.

Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë.

  1. "Windows Licensing Programs" (në anglisht). Microsoft. Marrë më 21 shtator 2008.
  2. Ina Fried (1 korrik 2010). "Microsoft extends Windows XP downgrade rights" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 6 mars 2012.